Nisin kërkimet tek diga në Portugali për zhdukjen e fëmijës Madeleine McCann

Nisin kërkimet tek diga në Portugali për zhdukjen e fëmijës Madeleine McCann

13:30, 24/05/2023
A+ Aa A-

Diga Arade në Portugali  - Policia, duke kërkuar gjurmë në lidhje me zhdukjen e vogëlushes Madeleine McCann, fëmijës britanike që u zhduk në vitin 2007 në Portugali, i kishte përqendruar operacionet e saj të mërkurën në disa zona rreth një dige, ku raportet e mediave thonë se një i dyshuar kryesor për këtë zhdukje, qëndronte shpesh.

Kërkimi i fundit për të dhëna në lidhje me zhdukjen filloi të martën pas një kërkese të autoriteteve gjermane. Rreth 30 policë portugezë, gjermanë dhe britanikë po marrin pjesë në operacionin në digën Arade, e cila ndodhet rreth 50 kilometra nga vendpushimi i Praia da Luz, ku vajza 3-vjeçare u pa për herë të fundit 16 vjet më parë.

Në Gjermani, prokurori i Braunschëeig, Christian Wolters, i tha transmetuesit publik gjerman NDR, se “ne kemi sinjale se mund të gjejmë prova atje. Nuk dua të them se çfarë saktësisht dhe gjithashtu nuk dua të them se nga vijnë këto indikacione.

“E vetmja gjë që do të sqaroja është se nuk vjen nga i dyshuari – kështu që ne nuk kemi një rrëfim apo ndonjë gjë të ngjashme tani apo një tregues nga i dyshuari se ku do të kishte kuptim të kërkohej”, tha Ëolters. , duke shtuar se “ishin indikacione të tjera që na shtynë të kryenim këtë kërkim”.

Por Wolters u duk se qetësoi pritshmëritë për atë që mund të gjendej, duke thënë: "Ne kurrë nuk thamë që vajza u zhduk aty ku po kërkojmë tani."

Policia të martën po studionte një zonë ku mediat portugeze dhe spanjolle thonë se i dyshuari kishte qëndruar në kohën kur Madeleine u zhduk.

Oficerët mund të dëgjoheshin duke përdorur një sharrë motorike për të pastruar pemët dhe shkurret në zonë, e cila ndodhet në anën e rezervuarit larg nga kampi bazë që policia ngriti të hënën.

Policia nuk ka dhënë detaje mbi ecurinë e kërkimeve deri më tani, por e përditshmja kryesore portugeze Expresso tha të mërkurën se dita e parë përfundoi pa rezultate domethënëse, duke shtuar se policia kishte mbledhur disa objekte duke përfshirë pëlhura dhe veshje. Thuhej se në vendet ku sinjalizonin qentë nuhatës, dheu ishte gërmuar, ndoshta duke treguar se po kërkoheshin edhe gjurmë biologjike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco