Lajmi i fundit

Eksperti i IT i gjykatës së Korçës, mjeshtër falsifikimi i kodeve të sigurisë dhe i kartave për kalim në BE

Presidentja e Moldavisë: Putin do të arrestohet nëse vjen në vendin tonë

Presidentja e Moldavisë: Putin do të arrestohet nëse vjen në vendin tonë

08:45, 24/05/2023
A+ Aa A-

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha se Moldavia do të arrestojë presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, nëse ai hyn në territorin e vendit të saj.

“Republika e Moldavisë do të respektojë vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, e cila lëshoi ​​një urdhër-arrest për Vladimir Putinin për krime lufte të kryera në Ukrainë dhe nëse ai hyn në territorin e vendit tonë, do të arrestohet”, tha presidentja moldave.

Ajo theksoi se tani për tani nuk ekziston rreziku i një pushtimi ushtarak të Moldavisë nga Rusia. Ajo shprehu gjithashtu mirënjohjen që për herë të parë që nga pavarësia, Moldavia nuk është e varur nga energjia ruse.

Kujtojmë se Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​një urdhërarrest për Putinin në mes të marsit, duke e akuzuar atë për krime lufte.

Kështu, 123 vende anëtare të kësaj gjykate janë të detyruara të arrestojnë liderin e Kremlinit nëse ai hyn në territorin e tyre. Moska ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat se forcat e saj të armatosura kanë kryer krime në Ukrainë.

Moldavia ratifikoi traktatin për krijimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila hyri në fuqi më 1 janar 2011.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco