Policia e Berlinit heton 'simptomat misterioze' tek mërgimtarët e opozitës ruse Në 20 maj 2000, dy ushtarë rusë bëjnë një kontroll rutinë të kontejnerëve metalikë me agjentë toksikë

Policia e Berlinit heton 'simptomat misterioze' tek mërgimtarët e opozitës ruse

11:03, 22/05/2023
A+ Aa A-

Një grua ruse me qendrim në SHBA raportoi një erë të çuditshme në dhomën e saj të hotelit dhe u sëmur në orët më pas, por thuhet se mjekët nuk mundën të gjenin asgjë të keqe tek ajo.

Policia gjermane po heton raportet se të paktën dy mërgimtarë rusë u sëmurën gjatë kohës kur morën pjesë në një konferencë në Berlin në prill lidhur me një figurë të opozitës ruse.

Policia e Berlinit e konfirmoi hetimin e saj në një email duke iu përgjigjur një pyetjeje nga Associated Press, por nuk dha asnjë detaj. Hetimi po kryhet nga një njësi policore që merret me krime të motivuara politikisht.

Media ruse Agentstvo raportoi se dy pjesëmarrës në një konferencë të 29-30 prillit të organizuar nga figura e opozitës ruse Mikhail Khodorkovsky përjetuan probleme shëndetësore rreth ose pas ngjarjes.

Natalia Arno, drejtuese e Fondacionit Rusia e Lirë me bazë në SHBA, tha në një postim në Facebook më 16 maj se ajo u zgjua me dhimbje akute dhe simptoma të çuditshme gjatë një udhëtimi në dy qytete evropiane përpara se të kthehej në Shtetet e Bashkuara. Ka disa dyshime se ajo është helmuar, ndoshta nga një agjent nervor, tha Arno në postim.

Arno tha se përjetoi "simptoma të çuditshme" të cilat në fillim iu dedikua mungesës së gjumit dhe lodhjes së përgjithshme.

Megjithatë, në qytetin e dytë në vazhdim të udhëtimit të saj ajo pretendon se e gjeti derën e hotelit të hapur dhe brenda "ndjeu menjëherë një erë të huaj dhe të mprehtë parfumesh të lira në dhomë".

Arno tha se u zgjua herët në mëngjes "me dhimbje akute dhe simptoma të çuditshme" dhe gjatë fluturimit për në SHBA, u ndje e mpirë dhe përfundoi në dhomën e urgjencës së spitalit kur u ul, por mjekët nuk mundën të gjenin menjëherë ndonjë gjë të keqe tek ajo..

Në një rast të dytë, Agentstvo raportoi se një gazetar që nuk e identifikoi mund të ketë zhvilluar simptoma përpara takimit të organizuar nga Khodorkovsky.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco