Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

VIDEO/ Rrëzohet një avion luftarak në Spanjë, plagoset rëndë piloti

VIDEO/ Rrëzohet një avion luftarak në Spanjë, plagoset rëndë piloti

18:49, 20/05/2023
A+ Aa A-

Janë shokuese pamjet e rrëzimit të një avioni luftarak F-18 mesditën e sotme në Zaragoza të Spanjës.

Siç shihet në pamjet e frikshme të sekondave të fundit përpara se F-18 të binte në tokë, avioni del jashtë kontrollit në një trajektore pothuajse vertikale derisa bie si një peshë dhe rrëzohet.

Siç shihet në pamjet, menjëherë pas rrëzimit në tokë, F-18 me dy motorë i Forcave Ajrore Spanjolle është përfshirë nga flakët.

Piloti kapi dhe vendosi sistemin automatik të nxjerrjes përpara se F-18 të rrëzohej. Menjëherë pas zbulimit të tij, piloti i avionit luftarak është dërguar për trajtim mjekësor në spital, pasi sipas informacioneve të para ka lëndime të rënda në këmbë.

Përplasja ndodhi në orën 12:10 (koha lokale) brenda bazës ajrore, ndërsa piloti po kryente një test manovrimi me avionin si pjesë e një demonstrimi për familjet ushtarake. Papritur, ai humbi kontrollin dhe avioni luftarak F-18 ra.

Piloti aktivizoi me kohë mekanizmin e nxjerrjes, duke shmangur dëmtimin fatal. Por përplasja me tokën rezultoi me lëndime të rënda në këmbë dhe krahë si dhe në ijë, sipas burimeve paraprake.

Piloti u gjet i vetëdijshëm dhe u transferua menjëherë në spitalin Miguel Servet, ku mjekët siguruan se nuk është në rrezik as jeta dhe as shëndeti.

F-18 shpërtheu në përplasje dhe u shkatërrua plotësisht, disa pjesë të tij fluturuan jashtë bazës. Zjarri është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco