Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Xi Jinping do të mirëpresë liderët e Azisë Qendrore

Xi Jinping do të mirëpresë liderët e Azisë Qendrore

09:35, 08/05/2023
A+ Aa A-

Presidenti kinez Xi Jinping do të mbajë një samit të paprecedentë në Kinë javën e ardhshme me liderët e pesë ish-republikave sovjetike në Azinë qendrore, ndërsa Pekini forcon praninë e tij në rajonin historikisht të ndikuar nga Rusia.

Samiti Kinë-Azi Qendrore, i pari i këtij lloji, do të mbahet me pjesëmarrjen e liderëve të Kazakistanit, Kirgistanit, Taxhikistanit, Uzbekistanit dhe Turkmenistanit, njoftoi sot Ministria e Jashtme kineze.

Bisedimet do të mbahen më 18 dhe 19 maj në qytetin verior kinez të Xi’an. Vendet e Azisë Qendrore me të cilat Pekini do të presë samitin janë pjesë e “Rrugëve të reja të Mëndafshit”, një projekt gjigant i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore të nisur nga Kina.

Ndikimi në rritje i Pekinit në rajon, megjithatë, po shkakton njëfarë mosbesimi në mesin e popullatës, veçanërisht në Kirgistan dhe Kazakistan. Goditja nga autoritetet kineze në provincën Xinjiang kundër ujgurëve, një komb kryesisht mysliman që jeton gjithashtu në Azinë qendrore  është një nga arsyet.

Një shenjë e interesit në rritje të Pekinit për Azinë Qendrore është se Presidenti Xi Jinping vitin e kaluar bëri udhëtimin e tij të parë jashtë vendit në Kazakistan që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco