Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Zjarre të forta në Kanada, afro 25 mijë njerëz janë evakuuar

Zjarre të forta në Kanada, afro 25 mijë njerëz janë evakuuar

08:37, 08/05/2023
A+ Aa A-

Pothuajse 25,000 njerëz që jetojnë në provincën kanadeze të Albertës janë evakuuar pasi zjarret kanë shpërthyer në të gjithë rajonin.

Pjesa më e madhe e Albertës qendrore është nën ndalimin e zjarrit pas një periudhe me erë dhe kushte jashtëzakonisht të nxehta, derisa sipas parashikimeve mundësit për reshje janë të dobëta.

Kryeministrja e Albertës Danielle Smith gjatë një konference shtypi bëri të ditur se temperaturat e larta kanë shkaktuar të paktën 103 zjarre në të gjithë provincën perëndimore.

“Pjesa më e madhe e Albertës ka përjetuar një pranverë të nxehtë dhe të thatë, mjaftojnë vetëm disa shkëndija për të ndezur disa zjarre vërtet të frikshme. Këto kushte nënkuptojnë se është shumë e lehtë që një zjarr të fillojë dhe të përhapet shpejt. Rezultati është situata e paprecedentë me të cilën po përballet sot provinca jonë”, thotë ajo.

Smith shprehu se zjarret kanë djegur më shumë se 301,000 hektarë, dhe që nga e premtja, të paktën 45 zjarre të reja kanë filluar me një gjendje të jashtëzakonshme lokale.

Mirëpo sipas saj, krahina posedon mjetet e duhura, teknologjinë e duhur dhe burimet në vend për të trajtuar këtë sfidë.

Zona e Albertës është rajoni kryesor i prodhimit të naftës, por deri më tani, rezervuarët e naftës nuk duket se i janë nënshtruar ndonjë rreziku.

Qyteti i Drayton, në jugperëndim të Edmonton, ishte nën një evakuim të detyrueshëm. Urdhrat e evakuimit janë lëshuar edhe për zonat rurale në perëndim dhe jugperëndim.

Zyrtarët shprehën se evakuimet e banorëve mund të zgjasin deri në tre ditë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco