Dy persona kanë humbur jetën në një aksident treni në Gjermani

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident treni në Gjermani

14:53, 04/05/2023
A+ Aa A-

Dy persona kanë vdekur dhe disa të tjerë u lënduan gjatë një aksidenti të trenit në Gjermani.

Pranë qytetit perëndimor gjerman të Kolnit, dy persona kanë humbur jetën shkaku i një aksidenti fatal.

Treni me sa duket u përplas me një grup njerëzish që po punonin në shinat afër qytetit të Huerth, shkruan wp.

Personeli i urgjencës, policia dhe psikologët ishin në vendngjarje ndërsa rruga u mbyll për trafikun e mëtejshëm të trenave.

Pesë persona kanë përjetuar trauma psikologjike, pasi kanë qenë dëshmitarë të goditjes dhe vdekjes së dy kolegëve të tyre.

Ndryshe, autoritetet policore kanë nisur hetimet në lidhje me rastin tragjik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco