Vrasja e nëntë personave nga adoleshenti serb – askush në botë në atë moshë nuk vrau më shumë njerëz

Vrasja e nëntë personave nga adoleshenti serb – askush në botë në atë moshë nuk vrau më shumë njerëz

13:46, 04/05/2023
A+ Aa A-

Kosta Keçmanoviq është një nga vrasësit më të rinj në botë që ka shkaktuar shumë viktima.

Nga të gjithë vrasësit nën moshën 14-vjeçare, askush nuk ka vrarë aq shumë njerëz sa 13-vjeçari serb, Kosta Keçmanoviq.

Ky i fundit gjatë ditës së djeshme vrau tetë nxënës dhe rojën e shkollës në Vraçar ndërsa plagosi shumë fëmijë të tjerë.

Ai raportohet se është vrasësi më i ri më mizor i fëmijëve në historinë botërore, raporton index.hr.

Në listën e vrasësve nën moshën 14 vjeçare ishin vetëm tre emra, të cilët së bashku kanë vrarë katër fëmijë.

Kyle Alwood

Si një djalë nëntë vjeçar në vitin 2019, ai vrau pesë anëtarë të familjes duke i vënë flakën shtëpisë së tij në Illinois.

Andrew Golden

Në vitin 1998, në moshën 11-vjeçare, së bashku me 13-vjeçarin Michael Johnson, vranë katër nxënës dhe një mësues në një shkollë të mesme në Arkansas ndërsa plagosi dhjetë të tjerë.

Ai vdiq në vitin 2019 në një aksident trafiku.

Tim Kretschmer

Në vitin 2009, Tim Kretschmer si 17-vjeçar vrau 16 persona në një shkollë të mesme në Gjermani. Pas kësaj ai kreu vetëvrasje. Armën me të cilën vrau shokët e shkollës ia mori babait.

Jeff Weise

Ai vrau gjyshin dhe shokun e tij në moshën 16-vjeçare në vitin 2005, pas së cilës shkoi në shkollën e mesme dhe vrau shtatë persona të tjerë. Në fund, ai kreu vetëvrasje.

Eric Borrell

Si 16-vjeçar, ai vrau disa anëtarë të familjes në Toulon në vitin 1995 dhe një ditë më vonë vrau 12 persona të tjerë në Cuers. Kur policia arriti në vendin e krimit, Boreli qëlloi veten. Ai nuk mbijetoi. Prindërit i punonin në ushtri.

Mason Sisk

Në vitin 2019, kur ishte 14-vjeçar, ai vrau pesë anëtarë të familjes së tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco