'Ata donin vetëm të blinin'/ Bota duhet t’i shohë pamjet e kësaj masakre

'Ata donin vetëm të blinin'/ Bota duhet t’i shohë pamjet e kësaj masakre

13:11, 04/05/2023
A+ Aa A-

Nga Rene Garzke, BILD

KUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Këto janë imazhe tronditëse. Pamje që dokumentojnë tmerrin në Ukrainë. 14 muaj pas nisjes së luftës së Rusisë ndaj vendit fqinj, raportimet për viktima të reja të luftës rrallë shkaktojnë ndonjë zemërim në botë. A mos jemi mësuar me luftën?

Kjo gjë e shqetëson presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ai dëshiron që të shkundë njerëzit- prandaj ka publikuar disa foto nga gjakderdhja që shkaktoi një sulm i artilerisë ruse në qytetin Kerson të mërkurën. “Bota duhet ta shohë dhe ta dijë këtë,” shkroi Zelensky.

Sepse një gjë është e qartë: nëse harron luftën, nuk do të ndihmosh më!

Ndër të tjera, ushtarët rusë bombarduan një treg të madh në Kerson. Dy të vdekur shtrihen pranë tavolinës me fruta e perime, mes rrënojave dhe karrocave të blerjes të përmbysura. Njërit i rrjedh gjak nga koka, tjetri ka një pllakë metalike në këmbë.

Këta njerëz u vranë duke bërë pazar- ky është realiteti i hidhur në Ukrainë. Vetëm 500 kilometra larg plazheve të arta bullgare ku pushojnë shumë gjermanë gjatë pushimeve verore. Distanca mes Berlinit dhe Mynihut është më e madhe.

Sipas Zelensky-t, sulmi i përgjakshëm në rajonin Kerson i kushtoi jetën 21 personave. Civilë në jetën e përditshme- papritmas ata nuk janë më. 48 të tjerë u plagosën.

Zelensky betohet: “Ne nuk do i falim kurrë autorët. Ne do ta mposhtim shtetin e të keqes dhe do i kërkojmë llogari të gjithë autorëve”.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco