Sulm me armë në një spital në SHBA

Sulm me armë në një spital në SHBA

20:55, 03/05/2023
A+ Aa A-

Një operacion i madh është ngritur nga policia e Atlantës për të arrestuar një person të armatosur, i cili sipas mediave amerikane hyri në spital.

Raportet fillestare tregojnë dhjetëra njerëz të plagosur rëndë në  West Peachtree Street.

Dëshmitarët okularë thanë se panë njerëz të plagosur duke u marrë me barela dhe ambulanca duke u larguar nga vendi i sulmit. 

 

Vihet re se autori ende nuk është arrestuar, por autoritetet kanë publikuar foto të të dyshuarit në rrjetet sociale, por ende nuk e kanë identifikuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë rrethuar zonën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco