VIDEO/ Erdogan shfaqet për herë të parë publikisht pas problemeve shëndetësore

VIDEO/ Erdogan shfaqet për herë të parë publikisht pas problemeve shëndetësore

12:48, 29/04/2023
A+ Aa A-

Rexhep Tajip Erdogan është shfaqur për herë të parë publikisht pas problemeve të tij shëndetësore.

Presidenti turk mori pjesë në festivalin TEKNOFEST që po zhvillohet në objektin e aeroportit Ataturk të Stambollit.

Erdogan shoqërohej nga gruaja e tij Emine, dhe presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev dhe bashkëshortja e tij.

Erdogan, i cili ditët e fundit ka marrë pjesë vetëm në video-konferenca online, mbajti një fjalim të shkurtër në festival, duke theksuar se TEKNOFEST tani është një “markë tregtare” në fushën e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco