VIDEO/ Sulmi me dron mbi Krime: Si ta lexojmë reagimin e Ukrainës

11:09, 29/04/2023
A+ Aa A-

Nga Jeanne Plaumann, BILD

Sulm mbi infrastrukturën ruse në Krimenë e pushtuar!

Një ditë pasi Rusia goditi një godinë rezidenciale në qytetin Uman të Ukrainës, duke vrarë 23 persona, Kievi është përgjigjur me një sulm hakmarrës me dron gjatë natës.

Një depo nafte në Flotën Ruse të Detit të Zi në Sevastopol të Krimesë është në flakë!

Tymi i flakëve mund të shihet për kilometra. Sipas informacioneve më të fundit, e gjithë depoja është në flakë, por nuk ka civilë vërdallë. Nga informacionet paraprake, nuk flitet për të plagosur.

Sipas guvernatorit të caktuar nga Moska, Mikhail Rasvoshayev, zona është rreth 1 mijë metra katror. Zjarri është i nivelit katër, më seriozi i mundshëm.

Do të duhen orë të tëra për të shuar zjarrin, tha guvernatori, duke theksuar se janë 18 ekipe të angazhuara.

“Zjarri nuk ndikon në furnizimin e Sevastopolit. Këto rezerva nuk përdoren për pikat e karburantit në qytet,” tha ai.

Kjo deklaratë sugjeron se depoja e karburantit përdorej nga ushtria.

Ukraina ka deklaruar disa herë se do të çlirojë Krimenë, e cila u aneksua në vitin 2014 nga Rusia.

Në pjesë të ndryshme të gadishullit, ka pasur incidente të vazhdueshme me dronë, disa me pasoja serioze, plagosje dhe vdekje.

Disa ditë më parë, shefi i inteligjencës ushtarake ukrainase, Kyrylo Budanov e bëri të qartë se pushtimi rus do quhet i përfunduar kur rajonet e Luhanskut dhe Donetskut, si dhe Krimeja, të kthehen në duart e Ukrainës.

Budanov ishte i prerë: “Pa marrë sërish kontrollin e Krimesë, nuk do ketë fund të luftës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco