Ukraina publikon shifrat: 6 miliardë euro mbështetje financiare nga BE vetëm në vitin 2023

Ukraina publikon shifrat: 6 miliardë euro mbështetje financiare nga BE vetëm në vitin 2023

14:42, 25/04/2023
A+ Aa A-

Bashkimi Evropian i ka ofruar Ukrainës 6 miliardë euro ndihmë buxhetore, vetëm për vitin 2023.

Shifra u publikua nga Ministria e Financave e Ukrainës, pas paketës së fundit të financimit, shkruan Sky News.

Komisioni Evropian tha sot se po ofronte një fond shtesë prej 1.5 miliardë eurosh për Ukrainën.

Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen tha: “Sot ne po i ofrojmë Ukrainës 1.5 miliardë euro të tjera nën paketën tonë vjetore të ndihmës makro-financiare. Ne do të vazhdojmë të ndihmojmë Ukrainën që t’i rezistojë agresionit të Rusisë, të mbajë institucionet dhe infrastrukturën e saj në funksion dhe të kryejë reforma thelbësore.”

Kjo e sjell mbështetjen totale të vënë në dispozicionnga komisioni dhe vendet anëtare të BE-së që nga fillimi i agresionit të Rusisë në më shumë se 50 miliardë euro.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco