Trump: Biden është presidenti më i korruptuar në historinë amerikane

Trump: Biden është presidenti më i korruptuar në historinë amerikane

12:32, 25/04/2023
A+ Aa A-

Presidenti amerikan, Joe Biden shpalli kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit tjetër.

Me shumë gjasë ai do përballet me republikanin Donald Trump, i favorizuar ndjeshëm nga sondazhet.

Përpara se Biden të shpallte rikandidimin, Trump postoi një mesazh që i paraprinte këtij vendimi. Në mesazhin e tij, Trump shprehet se Biden është presidenti më i korruptuar në historinë e Amerikës.

Sipas tij, qeverisja e Joe Biden ka qenë një dështim.

“Nëse merrni pesë presidentët më të këqinj në historinë amerikane dhe i bashkoni, ata së bashku nuk kanë bërë dënim që Joe Biden i ka bërë kombit tonë në pak vite,” tha Trump. “As nuk i afrohen”.

“Me një presidencë kaq katastrofike dhe të dështuar, është pothuajse e paimagjinueshme që Biden të mendonte të kandidonte për t’u rizgjedhur. Ju e dini se çfarë ndodhi në zgjedhjet e fundit: ata mashtruan dhe manipuluan zgjedhjet,” tha Trump.

“Nuk ka pasur kurrë një kontrast më të madh mes dy administratave të njëpasnjëshme në historinë amerikane. E jona ishte madhështore, e atyre ishte dështim,” theksoi Trump.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco