Sa viktima shkaktuan tërmetet në Turqi? Autoritetet publikojnë shifrat zyrtare

Sa viktima shkaktuan tërmetet në Turqi? Autoritetet publikojnë shifrat zyrtare

13:48, 24/04/2023
A+ Aa A-

Gati dy muaj pas tërmeteve shkatërrimtare, Turqia ka bërë me dije numrin zyrtar të personave që humbën jetën si pasojë e kësaj fatkeqësie natyrore, që konsiderohet si ndër më të rëndat në 100 vitet e fundit.

Në një intervistë për mediat vendase, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu shprehet se numri zyrtar i viktimave si pasojë e lëkundjeve sizmike është 50 782, teksa të lënduarit janë me mijëra.

“Mes tyre ishin rreth 7 300 shtetas të huaj”, tha ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu për transmetuesin “CNN Türk”.

Më 6 shkurt, dy tërmete të forta me magnitudë 7.7 dhe 7.6 goditën Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore, vend ky që ende nuk ka një bilanc zyrtar të fataliteteve, kjo dhe për shkak të fraksioneve që kontrollojnë territore të caktuara.

Lëkundjet lanë më shumë se 2 milionë të pastrehë, teksa dëmet materiale në infrastrukturë ishin të pallogaritshme.

Disa javë pas tërmeteve, autoritetet turke vunë në pranga dhjetëra ndërtues, pasi dyshohet se kishin abuzuar me standardet e ndërtimit.

Një konferencë donatorësh u mbajt më pas, e cila kishte si synim ndihmën ndërkombëtare për Turqinë për të përballuar këtë fatkeqësi kaq të madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco