Diplomatët britanikë evakuohen nga Sudani përmes një operacioni 'kompleks'

Diplomatët britanikë evakuohen nga Sudani përmes një operacioni 'kompleks'

20:11, 23/04/2023
A+ Aa A-

Diplomatët britanikë dhe familjet e tyre janë evakuuar nga Sudani në një operacion “kompleks”, tha kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.

Më shumë se 1200 personel ushtarak britanik, përfshirë parashutistët, marinsat mbretërorë dhe Forcat Ajrore Mbretërore morën pjesë në një operacion të dielën, sipas Sekretarit të Mbrojtjes, Ben Wallace.

Mbretëria e Bashkuar punoi së bashku me SHBA-në, Francën dhe aleatët e tjerë për të evakuuar diplomatët e tyre nga kryeqyteti sudanez, Khartoum.
Operacioni ishte shumë i vështirë pasi kushtet në terren janë vështirësuar pas nisjes së luftës mes ushtrisë sudanez dhe një formacioni paraushtarak.

“Forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar kanë përfunduar një evakuim kompleks dhe të shpejtë të diplomatëve britanikë dhe familjeve të tyre nga Sudani, mes një përshkallëzimi të konsiderueshëm të dhunës dhe kërcënimeve ndaj stafit të ambasadës.

I falenderoj diplomatët tanë dhe personelin ushtarak për guximin në realizimin e këtij operacion të vështirë”, shkroi Shinak në Twitter.
“Ne po vazhdojmë të ndjekim çdo rrugë për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Sudan dhe për të garantuar sigurinë e shtetasve britanikë që mbeten në vend. Unë u bëj thirrje palëve të dorëzojnë armët dhe të zbatojnë një armëpushim të menjëhershëm humanitar për të siguruar që civilët të largohen nga zonat e konfliktit”, përfundoi ai.

Ndryshe, dje rreth 70 shtetas amerikanë u evakuuan nga shteti sudanez drejt një vendi të sigurt në Etiopi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco