Lula i Brazilit për luftën në Ukrainë: Unë e di çfarë është pushtimi!

Lula i Brazilit për luftën në Ukrainë: Unë e di çfarë është pushtimi!

11:42, 23/04/2023
A+ Aa A-

Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva bëri të shtunën një lutje për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë për hir të harmonisë botërore gjatë një vizite në Portugali.

"Jam absolutisht i sigurt se do të gjejmë një rezultat shumë më të mirë për botën nëse arrijmë të gjejmë një mënyrë për të bërë paqe," tha Lula në një konferencë të përbashkët shtypi së bashku me presidentin portugez Marcelo Rebelo de Sousa.

"Kjo luftë nuk duhej të fillonte, Rusia nuk duhej të kishte pushtuar por e bëri. Fakti është që ndodhi. Pra, në vend që të zgjedh palët, unë dua të zgjedh një rrugë të tretë, ndërtimin e paqes", shtoi Lula.

Lula i mërziti udhëheqësit në BE dhe Shtetet e Bashkuara fundjavën e kaluar duke deklaruar se Ukraina dhe Rusia kishin zgjedhur që të dyja të shkonin në luftë dhe se ndihma ushtarake perëndimore po nxiste konfliktin.

Udhëheqësi brazilian ka zemëruar gjithashtu Ukrainën duke thënë se edhe Kievi ka faj për luftën.

Brazili nuk u është bashkuar vendeve perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës apo furnizimin me municion për Kievin. Ukrainasit që jetojnë në Portugali demonstruan zemërimin e tyre ndaj Lulës dhe vizitës së tij duke mbajtur një protestë pranë ambasadës braziliane në Portugali në Lisbonë të shtunën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco