Presidenti i Brazilit  thotë se nuk dëshiron të 'kënaqë askënd' me qëndrimin për Ukrainën

Presidenti i Brazilit thotë se nuk dëshiron të 'kënaqë askënd' me qëndrimin për Ukrainën

21:38, 22/04/2023
A+ Aa A-

Presidenti i Brazilit Luiz Inacio Lula da Silva tha të shtunën se nuk dëshironte të “kënaqte askënd” me pikëpamjet e tij rreth agresionit rus në Ukrainë.

“Unë dua të krijoj një mënyrë për ulur Rusinë dhe Ukrainën në tryezën e bisedimeve”, tha presidenti Lula në një konferencë shtypi në Lisbonë, ku u prit nga homologu i tij portugez Marcelo Rebelo de Sousa.

“Unë dua të gjej një alternativë të tretë për të zgjidhur konfliktin, që është ndërtimi i paqes”, shtoi ai.

Presidenti Lula ka shkaktuar zemërim në Perëndim me qëndrimet se Ukraina dhe Rusia janë bashkëfajtore për luftën, e cila filloi kur Moska nisi sulmin në shkurt të vitit 2022.

Ai tha gjithashtu fundjavën e kaluar se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë duhet të ndalojnë furnizimin me armë për Ukrainën duke thënë se ato po zgjasin luftën.

“Nëse nuk po bëni paqe, po kontribuoni në luftë”, tha presidenti Lula, i cili për momentin nuk do të vizitojë Ukrainën apo Rusinë. Këshilltari i tij për politikën e jashtme, Celso Amorim, do të vizitojë Ukrainën, por ende nuk dihet kur.

Shtëpia e Bardhë e akuzoi presidentin Lula se po "recitonte” akuzat e propagandës ruse dhe kineze.

Ai mbërriti në Portugali të premten për një vizitë pesë-ditore ndërsa përpiqet të përmirësojë lidhjet me jashtë.

Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me zotin Lula, tha se qëndrimi i vendeve për luftën ishte i ndryshëm. Portugalia është vend anëtar themelues i NATO-s dhe ka dërguar pajisje ushtarake në Ukrainë.

Presidenti portugez Rebelo de Sousa tha se Ukraina kishte të drejtë të mbrohej dhe të “rimerrte” territoret e saj.

Presidenti brazilian Lula është shfaqur si ndërmjetës për paqe për t'i dhënë fund luftës dhe ka bërë thirrje për bashkimin e një grupi kombesh për të angazhuar Rusinë dhe Ukrainën në bisedime.

Ukraina e ka kritikuar propozimin e tij./ VOA/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco