VIDEO e shpërthimit/ Putini bombardon qytetin rus, pranon fajin

10:43, 21/04/2023
A+ Aa A-

BILD

Rusët as nuk po përpiqen që të fajësojnë Ukrainën për këtë shpërthim në tokën e tyre.

Në qytetin e Belgorodit, jo shumë larg kufirit me Ukrainën, një avion luftarak rus provokoi një shpërthim të fuqishëm të enjten në mbrëmje.

Guvernatori i rajonit, Vyacheslav Gladkov tha: “Një krater i madh prej 20 metrash është formuar në një kryqëzim kryesor”.

Dy gra u plagosën.

Në mënyrë të pazakontë, Ministria e Mbrojtjes e Moskës pranoi më vonë se një avion luftarak rus kishte lëshuar një bombë mbi qytet: “Më 20 prill 2023, rreth orës 22:15, një avion Su-34 që po fluturonte mbi Belgorod, bëri një lëshim të paplanifikuar municionesh”. Sipas tyre, kanë nisur hetimet pë rastin.

Videot e publikuara nga media ruse tregojnë pasojat e shpërthimit. Një dëshmitar tha se shpërthimi ishte kaq i fortë, sa një makinë përfundoi në çatinë e një ndërtese.

Një bllok apartamentesh u evakuua, kurse banorët u vendosën në një hotel.

Belgorodi është pranë Ukrainës. Prej andej, ushtria ruse nis sulmet kundër territorit ukrainas. Që prej nisjes së ofensivës ruse në Ukrainë në shkurt të vitit 2021, avionët rusë kanë fluturuar rregullisht mbi Belgorod. Në të njëjtën kohë, rajoni është bërë gjithmonë e më shumë shënjestër e sulmeve. Në janar, guvernatori tha se 25 persona janë vrarë dhe më shumë se 90 janë plagosur në rajon që prej shkurtit 2022.

Në tetor, një avion rus Sukhoi-34 u përplas në një kompleks rezidencial në qytetin e Yeysk në detin Azov pranë Ukrainës. 16 persona humbën jetën, mes tyre disa fëmijë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco