Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Protesta antiqeveritare në Gjeorgji, demostruesit bëjnë thirrje për demokraci

Protesta antiqeveritare në Gjeorgji, demostruesit bëjnë thirrje për demokraci

08:34, 10/04/2023
A+ Aa A-

Mijëra protestues u mblodhën jashtë parlamentit të Gjeorgjisë të dielën. Kritikët akuzojnë partinë qeverisëse se është nën ndikimin e Rusisë. Qeveria është akuzuar për burgosjen e kundërshtarëve politikë dhe heshtjen e mediave të pavarura.

Tubimi u organizua nga partia kryesore opozitare në mbështetje të ish-presidentit të burgosur Mikheil Saakashvili.

Saakashvili, i cili shërbeu dy mandate si president midis 2004 dhe 2013, aktualisht po vuan dënimin prej 6 vitesh për shpërdorim të pushtetit, megjithëse grupet ndërkombëtare të të drejtave e kanë cilësuar dënimin e tij si të motivuar politikisht.

Muajin e kaluar, protestat masive detyruan qeverinë të braktiste një projektligj që do të kërkonte që çdo organizatë joqeveritare që merrte para nga jashtë të regjistrohej si “agjente e ndikimit të huaj”.

Kundërshtarët thanë se projektligji ishte modeluar sipas atij të paraqitur në Rusi në vitin 2012 për të shtypur disidencën dhe e quajtën atë një hap drejt autoritarizmit.

Të dielën, demonstruesit jashtë ndërtesës së parlamentit në kryeqytetin Tbilisi valëvitën flamujt e Gjeorgjisë, Ukrainës dhe Bashkimit Evropian dhe mbanin një pankartë të madhe ku shkruhej: “Për një të ardhme europiane”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco