Rrjedhja e informacioneve sekrete të luftës, Ukraina ndryshon planet ushtarake

Rrjedhja e informacioneve sekrete të luftës, Ukraina ndryshon planet ushtarake

08:33, 10/04/2023
A+ Aa A-

Ukraina ka ndryshuar një sërë planesh ushtarake pas rrjedhjes së dokumenteve klasifikuara të Pentagonit, sipas disa raporteve. Këto rrjedhje, të dokumenteve të inteligjencës amerikane, ishin postuar në mediat sociale në javët e fundit, duke nxitur nisjen e një hetimi nga Uashingtoni.

CNN raporton se zyrtarët amerikanë kanë pretenduar se të paktën disa nga dokumentet janë autentike. Ato tregojnë shkallën e spiunimit ndaj aleatëve amerikanë, Izraelit dhe Ukrainës.

Dokumentet dyshohet se përshkruajnë gjithashtu “mungesa kritike” në ushtrinë ukrainase. Tani, një burim i afërt me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka pohuar se disa nga planet ushtarake të Ukrainës tani janë ndryshuar.

Megjithatë, vlen të theksohet se një numër zyrtarësh ukrainas i kanë hedhur poshtë dokumentet si “të rreme”.

Mykhailo Podolyak, një këshilltar i Zelenskyy, tha më parë se ata “bazohen në një sasi të madhe informacioni fiktive” dhe nuk kanë “asgjë të bëjnë me planet reale të Ukrainës”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco