Pesë të lënduar nga shembja e ndërtesës në Francë, tetë persona ende të zhdukur

Pesë të lënduar nga shembja e ndërtesës në Francë, tetë persona ende të zhdukur

08:12, 10/04/2023
A+ Aa A-

Pesë persona u plagosën dhe tetë të tjerë janë të zhdukur si pasojë e shembjes së një ndërtese nga një shpërthim i fuqishëm në Marsejë të Francës.

Siç raporton BBC, nuk dihet ende shkaku i shpërthimit që shkatërroi ndërtesën pak pas mesnatës dhe një bllok banesash ngjitur u shembën pjesërisht pak më vonë.

Benoit Payan, kryetari i bashkisë së qytetit, tha se kishte të ngjarë që njerëzit të kenë vdekur.

Pothuajse 200 njerëz u evakuuan nga ndërtesat aty pranë. Më shumë se 100 zjarrfikës u dërguan për të shuar flakët që pasuan shpërthimin. Zjarri pengoi kërkimin për të zhdukurit.

Nxehtësia dhe pluhuri i fortë i kanë penguar qentë e kërkimit të kalojnë nëpër rrënoja.

Prokurori lokal Dominique Laurens konfirmoi për gazetarët se tetë persona “nuk po u përgjigjeshin thirrjeve telefonike”, duke shtuar se deri më tani ishte e pamundur të përcaktohej shkaku i shembjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco