Ortek në Alpet franceze, raportohet për katër të vdekur – ekziston frika se numri mund të jetë më i madh Foto ilustruese

Ortek në Alpet franceze, raportohet për katër të vdekur – ekziston frika se numri mund të jetë më i madh

19:32, 09/04/2023
A+ Aa A-

Nga një ortek në Alpet franceze kanë gjetur vdekjen katër persona, ka thënë ministri i brendshëm i Francës, duke e quajtur numrin e të vdekurve “të përkohshëm”.

Sipas mediave të huaja, orteku ndodhi kur ai erdhi nga akullnaja Armancette në Contamines-Montjoie, në rajonin Haute-Savoie, rreth 30 kilometra në jugperëndim të Chamonix.

Megjithatë, ministri i Brendshëm Gerald Darmanin nuk dha detaje në postimin e tij në Twitter rreth vdekjeve. 

Ndërkohë stacioni lokal radiofonik France-Bleu e përshkruajti madhësinë e ortekut si 1000 metra të gjatë dhe me 100 metra gjerësi. 

Dy helikopterë u dërguan për të ndihmuar në kërkim, tha stacioni, duke cituar prefekturën lokale në Thonon.

Dhe një reagim ka ardhur edhe nga president Emmanuel Macron i cili ka thënë se “për të gjetur njerëz ende të bllokuar nën borë, shërbimet e urgjencës janë mobilizuar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco