VIDEO/ Burri i afrohet policëve: Erdha të dorëzohem, kam qëlluar aksidentalisht për vdekje mikeshën

VIDEO/ Burri i afrohet policëve: Erdha të dorëzohem, kam qëlluar aksidentalisht për vdekje mikeshën

17:06, 09/04/2023
A+ Aa A-

Një burrë në Ohio është arrestuar dhe akuzuar për vrasje, pasi i afrohet policëve dhe u tregon se ka qëlluar për vdekje shoqen e tij – në atë që autoritet po e cilësojnë si rast i “pazakontë”.

Brian E. Mason, 58-vjeç, u filmua nga kamerat e vendosura në uniformat e policëve, duke thënë atyre në Miamisburg, se kishte qëlluar aksidentalisht për vdekje mikeshën Michelle L. Elliott, 57-vjeç derisa i demonstronte mbi aftësitë e përdorimit të armës të kalibrit 40.

“Po i tregoja mikesh së vjetër sesi duhet përdorur revolja kur për një moment shkrepi, dhe e godita atë në gjoks”, tha Mason para zyrtarë policorë.

E për të mbështetur pretendimet e tij, zyra e policisë në Montgomery dërguan një patrullë në një zonë rurale ku gjetën Elliott në tokë të mbuluar në gjak në atë që dukej si plagë e armës së zjarrit.

Policët sapo dëgjuan fjalët e tij ai ata e prangosën siç edhe kërkoi ai në momentin që iu afrua – duke ua bërë me dije se kishte shkuar për t’u dorëzuar.

“Jam këtu për t’u dorëzuar”, dëgjohet duke i thënë policit derisa mbante një shishe të ujit në dorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco