Rusia merr presidencën e KS, herën e fundit që e kishte i shpalli luftë Ukrainës

Rusia merr presidencën e KS, herën e fundit që e kishte i shpalli luftë Ukrainës

15:24, 02/04/2023
A+ Aa A-

Nga dje presidenca e Këshillit të Sigurimit i kalon Rusisë. Kur ajo mori drejtimin për herë të fundit, Kremlini shpalli luftën në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës.

Një ditë më parë me kërkesë të Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe të Shqipërisë Këshilli u mblodh për të diskutuar njoftimin e presidentit rus Vladimir Putin për vendosjen e planifikuar të armëve bërthamore taktike në Bjellorusi.

Kjo do të ishte vendosja e parë e këtyre armëve jashtë kufijve të saj që nga rënia e Bashkimit Sovjetik në 1991.

Kina, partneri strategjik i Moskës, nuk adresoi në mënyrë specifike planet e Putinit, por tha se është kundër vendosjes së armëve bërthamore jashtë vendit nga të gjitha shtetet me armë bërthamore dhe tërheqjen e armëve bërthamore të vendosura në bord.

Bjellorusia tha se do të ofronin mbrojtje kundër asaj që e quajti një fushatë presioni nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj që synojnë rrëzimin e Lukashenkos që qëndron në pushtet prej gati tri dekadash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco