Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës: Putin është përgjegjës për dëbimin me forcë të fëmijëve ukrainas

Kryeprokurori i Gjykatës së Hagës: Putin është përgjegjës për dëbimin me forcë të fëmijëve ukrainas

19:53, 17/03/2023
A+ Aa A-

Kryeprokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Khan pohoi se ka arsye të mjaftueshme për të besuar se presidenti rus, Vladimir Putin dhe komisionerja për të drejtat e fëmijëve në Rusi, Maria Lvova-Belova janë përgjegjës për dëbimin me forcë të qindra fëmijëve ukrainas.

Në kohën kur fëmijët ukrainas thuhet se u nxorën jashtë vendit të tyre, ata mbroheshin sipas Konventës së Katërt të Gjenevës, tha Khan në një deklaratë të premten, raporton cnn.

Sipas Shteteve të Bashkuara dhe disa qeverive evropiane, administrata e liderit rus ka zbatuar një skemë të dëbimit me forcë të mijërave fëmijë ukrainas në Rusi, shpesh në një rrjet prej dhjetëra kampesh, ku të miturit i nënshtrohen riedukimit politik.

“Shumë nga këta fëmijë, ne pretendojmë, janë dhënë për birësim në Federatën Ruse”, tha gjithashtu Khan, duke shtuar se një ndryshim i ligjit në Rusi nëpërmjet dekreteve presidenciale të nxjerra nga Putini e kishte bërë më të lehtë që fëmijët të birësoheshin nga familjet ruse.

“Këto akte, ndër të tjera, demonstrojnë qëllimin për t’i larguar përgjithmonë këta fëmijë nga vendi i tyre”, tha Khan.

Ai bëri thirrje për përgjegjësi dhe që fëmijët të kthehen në familjet e tyre në Ukrainë, duke shtuar në deklaratën se “nuk mund të lejojmë që fëmijët të trajtohen sikur të ishin plaçka e luftës”.

Khan tha se Ukraina ishte “një skenë krimi që përfshin një gamë komplekse dhe të gjerë të krimeve të supozuara ndërkombëtare”, duke shpjeguar se ndërsa ky ishte hapi i parë në ndjekjen penale të krimeve të luftës, ai vazhdon të ndjekë linja të tjera hetimi.

Ndryshe, qeveria ukrainase vlerëson se mbi 16 mijë fëmijë mendohet se janë transferuar në Rusi ose në zonat e kontrolluara nga shteti rus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco