Analiza e BBC: A mund të arrestohet Putini pas lëshimit të urdhër-arrestit?

Analiza e BBC: A mund të arrestohet Putini pas lëshimit të urdhër-arrestit?

19:16, 17/03/2023
A+ Aa A-

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi një urdhër-arresti ndaj presidentit rus, Vladimir Putin. Ai akuzohet për krime lufte në Ukrainë, por edhe për deportim të paligjshëm të fëmijëve. Një urdhër-arresti ka dalë edhe për komisioneren ruse të të drejtave të fëmijëve. Lajmi solli reagime të forta, por sa janë shanset që Putini të prangoset?

Nga Frank Gardner, BBC

Pra, a do ta shohim një Vladimir Putin të penduar të ulur në bankën e të akuzuarve në Hagë?

Nuk ka shans, edhe pse Ukraina dhe miqtë e saj do ta shijonin shumë diçka të tillë.

Rusia, ashtu si SHBA, nuk është pjesë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, e cila mund të ndjekë penalisht vetëm ata që që mbahen në vendet nën juridiksionin e saj.

Në kushtet aktuale është e paimagjinueshme që Rusia të dorëzojë ose presidentin e saj, ose komisioneren për të drejtat e fëmijëve që të përballen me drejtësinë.

Por ligjërisht, kjo lëvizje sërish përbën një problem për Putinin.

Ai mund të jetë kreu i një shteti të G20 dhe i gatshëm të shtrëngojë duart me një tjetër lider botëror, Xi Jinping të Kinës, por ai tani është një njeri në kërkim dhe kjo në mënyrë të pashmangshme do të vendosë kufizime në vendet që viziton tani e tutje.

Po ashtu është shumë e turpshme për Kremlinin, i cili gjithmonë ka mohuar akuzat për krime lufte ruse, që një organ kaq i fuqishëm ndërkombëtar si GJNP thjesht nuk i beson mohimet e Moskës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco