Rusia dërgon mbi 16 mijë fëmijë ukrainas në zonat që kontrollon

Rusia dërgon mbi 16 mijë fëmijë ukrainas në zonat që kontrollon

18:05, 17/03/2023
A+ Aa A-

Që kur Ukraina u pushtua më shumë se një vit më parë, qeveria e saj vlerëson se mbi 16 mijë fëmijë mendohet se janë transferuar në Rusi ose në zonat e kontrolluara nga shteti rus.

Më herët, hetuesit e Kombeve të Bashkuara thanë se dëbimi i fëmijëve ukrainas përbënte një krim lufte.

Komisioni Hetimor i OKB-së për Ukrainën tha se kishte prova të transferimit të paligjshëm të qindra fëmijëve ukrainas në Rusi.

Raporti i Komisionit është kategorik se Rusia kreu edhe krime të tjera lufte në Ukrainë, raporton bbc.

Ato përfshijnë sulme në spitale, tortura, përdhunime dhe vrasje me dashje.

Rusia ka mohuar në mënyrë të përsëritur kryerjen e mizorive në pushtimin e saj që filloi më 24 shkurt të vitit të kaluar. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco