Erdogan i kërkon parlamentit të ratifikojë anëtarësimin e Finlandës në NATO

Erdogan i kërkon parlamentit të ratifikojë anëtarësimin e Finlandës në NATO

16:56, 17/03/2023
A+ Aa A-

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar se Turqia do të ratifikojë aplikimin e Finlandës në NATO, duke i hapur rrugën vendit për t’iu bashkuar bllokut ushtarak përpara Suedisë.

Ky hap erdhi pasi presidenti finlandez, Sauli Niinisto, ishte në Ankara për t’u takuar me Erdoganin, shkruan Euronews.

Kujtojmë se 10 muaj më parë Finlanda dhe Suedia aplikuan për t’u bërë anëtarë të NATO-s pas pushtimit të Rusisë në Ukrainë.

“Kur bëhet fjalë për përmbushjen e premtimeve të saj në memorandumin trepalësh të mirëkuptimit, ne kemi parë se Finlanda ka ndërmarrë hapa autentikë dhe konkretë”, tha Erdogan në një konferencë shtypi në Ankara pas takimit të tij me Niinisto.

Me marrëveshjen e Erdoganit, aplikimi i Finlandës tani mund të shkojë në parlamentin turk, ku partia e presidentit dhe aleatët e saj kanë shumicën.

Ratifikimi pritet përpara se Turqia të mbajë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të planifikuara për 14 maj.

NATO kërkon miratimin unanim të 30 anëtarëve të saj ekzistues për t’u zgjeruar, dhe Turqia dhe Hungaria kanë dështuar deri më tani për të ratifikuar pranimin e fqinjëve nordikë.

Qeveria e Turqisë akuzon Suedinë se është shumë e butë ndaj grupeve që ajo i konsideron si organizata terroriste, duke përfshirë grupet kurde, dhe ka thënë se ka më pak probleme me Finlandën.

“Kjo ndjeshmëri për sigurinë e vendit tonë dhe, bazuar në progresin që është bërë në protokollin për anëtarësimin e Finlandës në NATO, ne kemi vendosur të fillojmë procesin e ratifikimit në parlamentin tonë”, tha Erdogan të premten.

Turqia, Finlanda dhe Suedia nënshkruan një marrëveshje në qershor të vitit të kaluar për të zgjidhur mosmarrëveshjet rreth anëtarësimit të shteteve nordike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco