Meksikë, vret 8 persona: arrestohet 14-vjeçari me nofkën ‘El Chapito’

Meksikë, vret 8 persona: arrestohet 14-vjeçari me nofkën ‘El Chapito’

13:42, 17/03/2023
A+ Aa A-

Në Mexico City, autoritetet lokale arrestuan një djalë 14-vjeçar me nofkën "El Chapito" për vrasjen e tetë personave të lidhur me trafikun e drogës.

Kjo është bërë e ditur nga Departamenti Federal i Sigurisë Publike. 

Djali, i cili dyshohet se hapi zjarr nga një motor në një familje më 22 janar, u arrestua së bashku me një të rritur. 

Nofka e tij, "Little Chapo", duket të jetë një referencë për ish-mbretin e drogës , aktualisht në burg në SHBA, Joaquin "El Chapo" Guzman.

Shtatë persona të tjerë janë arrestuar- Tetë vrasjet dyshohet se kanë ndodhur në periferi të Chimalhuacan. Shtatë anëtarë të tjerë të dyshuar të bandës u arrestuan me akuzën e trafikut të drogës.

Vriten teksa po përgatisnin një festë ditëlindjeje- Viktimat ishin duke mbajtur një festë ditëlindjeje në shtëpinë e tyre në momentin e sulmit, në të cilën u plagosën edhe shtatë persona, përfshirë dy fëmijë. Motivi i vrasjeve nuk dihet ende, por bandat meksikane të drogës shpesh përfshihen në rrëmbime dhe vrasje me porosi. 

Vrasës të mitur në Meksikë- Vrasjet nga të miturit nuk janë asgjë e re në Meksikë, thotë shtypi lokal. Në vitin 2019, ushtria arrestoi një djalë 14-vjeçar me nofkën "El Ponchis", i cili tha se u rrëmbye kur ishte 11 vjeç dhe u detyrua të punonte për Kartelin e Paqësorit Jugor, një degë e bandës Beltran Leyva. 

Adoleshenti tha se ai mori pjesë në prerjen e kokës së të paktën katër personave. Pas arrestimit, "El Ponchi", i cili u identifikua nga autoritetet vetëm me emrin e tij të parë, Edgar, u tha gazetarëve se ishte droguar dhe detyruar të kryente krimet nën kërcënim. 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco