Vritet vrasësi serial famëkeq i Brazilit, i dënuar për mbi 100 vrasje

Vritet vrasësi serial famëkeq i Brazilit, i dënuar për mbi 100 vrasje

10:53, 07/03/2023
A+ Aa A-

Një vrasës serial famëkeq, i cili pretendoi se vrau mbi 100 njerëz është qëlluar për vdekje.

Sipas mediave të huaja,“Pedrinho Matador” u qëllua për vdekje ndërsa ishte jashtë rezidencës së një anëtari të familjes në Brazil.

Siç thuhet më tej, 68-vjeçari u sulmua në trotuarin në Mogi das Cruzes, që ndodhet në shtetin Sao Paulo, të dielën në mëngjes.

Policia Ushtarake njoftoi se sulmuesit janë larguar me një makinë të zezë, e cila më pas është zbuluar me municion aty pranë.

Policia beson se i dyshuari ka lënë veturën dhe është arratisur me një veturë tjetër.

Një e afërme i tha policisë se “Pedrinho Matador” ishte ulur në një karrige kur makina e zezë ndaloi dhe dy burra të armatosur dhe të maskuar dolën nga ajo.

Ajo tha se njëri i tha: “Nuk ka të bëjë me ty. Merre vajzën tënde dhe futu brenda”.

Më pas ata qëlluan “Pedrinho Matadorin” përpara se njëri t’i priste fytin me thikë kuzhine.

Pas kësaj, të dy u kthyen në makinë dhe u larguan me shpejtësi ndërsa një kalimtar i habitur thirri policinë.

Rasti është cilësuar si vrasje e rëndë nga Policia Civile, por nuk ka të arrestuar.

Pedrinho Matador, emri i plotë i të cilit është Pedro Rodrigues Filho, u burgos për 42 vjet pas arrestimit të tij fillestar në vitin 1973.

Në një intervistë të vitit 2003, ai rrëfeu se kishte vrarë më shumë se 100 njerëz, përfshirë edhe gjatë kohës së tij në burg. Shumë prej viktimave të tij besohet se kanë qenë tregtarë droge, përdhunues dhe vrasës.

Ndër tatuazhet e tij ishte edhe një: “Unë vras për kënaqësi”.

Në vitin 2018, pas lirimit nga burgu, Pedro Rodrigues Filho krijoi një kanal në YouTube, i cili kishte 27,500 abonentë në kohën e shkrimit.

Ai ishte gjithashtu aktiv në TikTok, ku mburrej me 314,800 ndjekës dhe përdori praninë e tij në internet për të folur kundër akteve të krimit. 

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco