Trazohet Ukraina/ Modelja erotike merr medalje nga shërbimi sekret

Trazohet Ukraina/ Modelja erotike merr medalje nga shërbimi sekret

10:37, 07/03/2023
A+ Aa A-

BILD

Një vlerësim nga shërbimi sekret për një modele erotike- në mesin e luftës.

Kjo është pikërisht ajo që po shkakton bujë në Ukrainë.

Influencerja dhe blogerja Ksyusha Maneken, e cila shfaqet shpesh e zhveshur në Instagram, mori pjesë në një takim me blogerë të tjerë në Kiev të premten, ku i pranishëm ishte edhe këshilltari presidencial, Mykhailo Podolyak.

Pikant është fakti se Maneken mori një medalje të shkallës së dytë për ‘mbështetjen e shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës’.

A ishte ajo një ‘kurth mjalti’?

Vetë Maneken shkruan se pas përfundimit të luftës do të shpjegojë se pse e mori këtë çmim. Reagimet në Ukrainë dhe në rrjetet sociale ishin të ndryshme.

Shumë e kritikuan qëndrimin e Maneken, e cila edhe në vitet 2015/2016 ishte shprehur se nuk ka rëndësi kush e zotëron Krimenë e pushtuar nga Rusia, përsa kohë ishte paqësore. Ukrainasja kërkoi falje për këto deklarata të shtunën dhe e bëri të qartë në Instagram: Krimea është ukrainase.

Komentues të tjerë pyesnin veten pse një modele/ndikuese/blogere nudo merr çmim nga Shërbimi Informativ Ushtarak ukrainas (GUR).

Spekulimet janë se Maneken mund të ketë punuar si e ashtuquajtur ‘kurth mjalti’ për GUR dhe në këtë mënyrë ka arritur të sigurojë informacione të rëndëssihme nga qarqet ruse.

Puna e spiuneve si ‘kurth mjalti’ është përdorur shpesh nga shërbimi sekret sovjetik KGB, veçanërisht gjatë Luftës së Ftohtë. Është një metodë e përdorimit të marrëdhënieve romantike ose seksuale për të marrë informacione të ndjeshme nga kundërshtari.

Supozohet se Maneken ka punuar si ‘kurth mjalti’ për GUR bazuar kryesisht te faktin se ajo mesa duket ka punuar si eskortë edhe më parë.

Këshilltari presidencial flet për lajme të rreme

Ndërkohë, shërbimi sekret po mungohet të hapë një shpjegim. “Për fat të mirë, përfaqësues shumë të ndryshëm të shoqërisë sonë janë të gatshëm të ndihmojnë Ukrainën me detyra të caktuara,” citohet të ketë thënë shërbimi sekret.

Nga ana e tij, këshilltari presidencial Podolyak shpjegoi në Instagram se nuk kishte asnjë lidhje me çmimin e shërbimit sekret dhe nuk i kishte dhënë askujt një ‘urdhër mistik’. Të gjitha janë lajme të rreme. Ndërkohë, Maneken i është pëgjigjur me një foto me mbishkrimin: “I shoh të gjitha, e kuptoj, e pranoj”, e cila ka një nënshkrim.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco