Rikthehet qasja e plotë në postimet e Twitter-it

Rikthehet qasja e plotë në postimet e Twitter-it

10:00, 07/03/2023
A+ Aa A-

Uebfaqja e Twitterit ishte e paarritshme për shumë përdorues të hënën, ndërsa të tjerë raportuan probleme për shikimin e fotografive dhe klikimin përmes linqeve në aplikacion, duke shënuar një nga ndërprerje më të gjera të shërbimit deri më sot që kur e mori në krye Elon Musk.

Disa përdorues që u përpoqën të ngarkonin Twitter.com ose TweetDeck, një shërbim që i lejon përdoruesit të organizojnë feed-in e tyre në Twitter në lista, u ndeshën me një mesazh: “plani juaj aktual i API-s nuk përfshin aksesin në këtë pikë përfundimtare”. Përdorues të tjerë ishin në gjendje të hynin në sajt (edhe pse dukej se ngarkohej ngadalë), por ata u ndeshën me të njëjtin mesazh kur klikonin në linqe.

“Disa pjesë të Twitter mund të mos funksionojnë siç pritej tani”, tha kompania në një postim në Twitter. “Ne bëmë një ndryshim të brendshëm që pati disa pasoja të padëshiruara. Ne po punojmë për këtë tani dhe do të ndajmë një përditësim kur të rregullohet”.

Brenda rreth një ore, problemet si duket ishin zgjidhur kryesisht. “Tani gjërat duhet të funksionojnë si zakonisht”, shkroi kompania në Twitter.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco