Motra e Kim paralajmëron se Korea e Veriut është gati të reagojë kundër SHBA-së dhe Jugut

Motra e Kim paralajmëron se Korea e Veriut është gati të reagojë kundër SHBA-së dhe Jugut

10:01, 07/03/2023
A+ Aa A-

Seul, Kore e Jugut - Motra me ndikim e liderit të Koresë së Veriut paralajmëroi të martën se vendi i saj është gati të ndërmarrë "veprim të shpejtë, dërrmues" kundër Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, një ditë pasi SHBA-ja ngriti një bombardues B-52 me aftësi bërthamore në një demonstrim fuqie kundër veriut.

Stërvitja e së hënës e SHBA me Korenë e Jugut me ngritjen e bombarduesit B-52 mbi Gadishullin Korean ishte e fundit në një seri stërvitjesh midis aleatëve në muajt e fundit. Ushtria e tyre po përgatitet gjithashtu për stërvitje më të mëdha në terren më vonë këtë muaj.

Kim Yo Jong nuk përcaktoi ndonjë veprim të planifikuar në deklaratën e saj, por Koreja e Veriut shpesh ka testuar raketa në përgjigje të stërvitjeve ushtarake SHBA-Koree Jugore, sepse i sheh ato si një provë pushtimi.

“Ne po i ndjekim lëvizjet ushtarake të forcave amerikane dhe ushtrisë-kukull të Koresë së Jugut dhe jemi gjithmonë në gatishmëri për të ndërmarrë veprime të përshtatshme, të shpejta dhe dërrmuese në çdo kohë, sipas gjykimit tonë”, tha Kim Yo Jong në deklaratën e transmetuar nga media shtetërore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco