BBC: Shumë të rinj në tren, po bëhen thirrje që të mos mbulohet e vërteta

10:14, 01/03/2023
A+ Aa A-

Të paktën 38 persona gjetën vdekjen në Greqi pas përplasjes së një treni pasagjerësh me një tren mallrash. Greqia ka shpallur tre ditë zie, ndërkohë që në bordin e trenit të aksidentuar kishte shumë të rinj

BBC

Treni i pasagjerëve, i përfshirë në aksident, ishte rreth dy të tretat plot me shumë të rinj në bord.

Kështu raporton agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar personat me të cilët po fliste në vendin e ngjarjes.

Rreth 350 persona besohet të kenë qenë në bord.

Selaniku- për ku po shkonte ai tren- ka një popullsi të konsiderueshme studentore dhe besohet se shumë prej pasagjerëve ishin duke u kthyer atje pas një pushimi për një festë ortodokse greke.

Reuters citon një grua duke thënë se ‘fëmija im nuk po e kap telefonin’, ndërsa priste me ankth në një stacion hekurudhor në Selanik.

Shoqatat studentore të qytetit po bëjnë thirrje për një hetim të plotë pa ‘mbulim’, sipas medieve lokale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco