Tifozët e Beshiktashit derdhin breshëri lodrash në fushë për fëmijët e mbijetuar nga tërmeti në Turqi

Tifozët e Beshiktashit derdhin breshëri lodrash në fushë për fëmijët e mbijetuar nga tërmeti në Turqi

09:39, 01/03/2023
A+ Aa A-

Tifozët e Klubit të Futbollit Beshiktash në Turqi dihet se janë ndër ndjekësit më fanatikë në botë – ndonjëherë duke zënë titujt kryesorë të lajmeve për të gjitha arsyet e gabuara.

Megjithatë, këtë herë mbështetësit e Beshiktashit kanë prekur emocionalisht përtej ndeshjes, jo me thirrjet apo brohoritjet e tyre të forta, por me një fushatë të përzemërt të drejtuar për të ndihmuar viktimat e tërmetit vdekjeprurës dhe shkatërrues të Turqisë.

Futbolli rifilloi në të gjithë vendin fundjavën e kaluar dhe tifozët e klubit më të vjetër të futbollit të Turqisë e përkujtuan atë  duke hedhur mijëra lodra në fushë për fëmijët që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti.

Fushata “Kjo lodër është shoku im”, u nxit nga administrata e klubit në Kahramanmaras dhe u mbështet masivisht nga tifozët bardhezi.

Në ndeshjen e Superligës Spor Toto mes Beshiktashit dhe Fraport TAV Antalyaspor në parkun Dolmabahçe, lodrat e hedhura nga tribuna e mbuluan fushën. Të gjitha do t'u jepen fëmijëve në zonën e tërmetit.

Shfaqja e solidaritetit, e caktuar për të përkuar me tërmetin e parë të 6 shkurtit në orën 4.17 të mëngjesit, bëri të ndalej ndeshja në minutën e 4-të dhe sekondat e 17-të.

Gjatë shfaqjes, nga altoparlanti i stadiumit u luajt kënga "Bir başkadır benim memleketim" (Vendi im është një dhe i çmuar) dhe në tabelën e rezultateve u shfaqën kodet e targave të 11 provincave.

Ndërkohë që lojtarët në pankinën e të dyja skuadrave po ndihmonin për të mbledhur lodrat e hedhura në fushë me zyrtarët, disa u prekën dukshëm.

Alexandru Maxim, i cili erdhi në Beshiktaş si huazim nga Gaziantep FK, një nga ekipet e zonës së tërmetit, u pa me lotë në sy.

Pianisti turk me famë botërore, Fazıl Say, ka shpërndarë gjithashtu imazhet në llogarinë e tij në rrjetet sociale. "Le të mbjellim farat e dashurisë. Ne do t'i shërojmë këto plagë të mëdha së bashku. Bravo Beshiktash. Një pamje unike. E gjithë bota duhet ta shohë atë." tha ai në mesazhin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco