Kërkim i madh për një foshnjë dymuajshe në Britaninë e Madhe.

Kërkim i madh për një foshnjë dymuajshe në Britaninë e Madhe.

09:24, 01/03/2023
A+ Aa A-

Prindërit e foshnjës ishin raportuar të zhdukur më 5 janar dhe u arrestuan në Brighton në Sussex pasi u panë nga një qytetar.

Constance Marten, 35 vjeçe dhe i dashuri i saj Mark Gordon, 48 vjeç, një i dënuar për abuzime seksuale, janë akuzuar për vrasje të rëndë nga pakujdesia.

Ata besohet se kanë jetuar në një tendë dhe kanë lëvizur natën për të mos u gjetur.

Kryehetuesi Leëis Basford i Policisë Metropolitane tha "Aktualisht jemi duke kërkuar në të gjitha vendet e disponueshme që fëmija mund të jetë në terren të hapur. Kjo do të përfshijë kërkimin jashtë ndërtesave, kudo ku fëmija mund të jetë lënë nga çifti për të kërkuar strehë prej motit ekstrem që patëm mbrëmë për sa i përket temperaturave nën zero. Por gjithashtu duke parë të gjitha vendet e disponueshme ku ata mund të kenë qëndruar, përfshirë ndërtesat, tokat bujqësore."

Oficerët u panë duke kontrolluar një fushë golfi, zona dhe pyje të martën pranë vendit ku ndodhej çifti.

Marten dhe Gordon kanë qenë në arrati që kur foshnja lindi në fillim të janarit.

Policia beson se Marten kishte lindur brenda ose pranë makinës vetëm një ose dy ditë më parë, dhe oficerët thanë se ishin gjithnjë e më të shqetësuar për mirëqenien e familjes, sepse as Marten dhe as foshnja nuk ishin vizituar nga mjekët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco