Shtëpia e Bardhë iu jep afat 30 ditë agjencive federale që të fshijnë TikTok-un

Shtëpia e Bardhë iu jep afat 30 ditë agjencive federale që të fshijnë TikTok-un

16:20, 28/02/2023
A+ Aa A-

Të hënën Shtëpia e Bardhë iu dha agjencive qeveritare një afat prej 30 ditëve që të fshijnë aplikacionin kinez TikTok në pajisjet dhe sistemet federale.

Në një përpjekje për të mbajtur të sigurta të dhënat e SHBA-së, të gjitha agjencitë federale duhet të fshijnë TikTok-un nga telefonat dhe sistemet dhe të ndalojnë trafikun e internetit që të arrijë kompaninë, iu tha agjencive Shalanda Young drejtoresha e Zyrës së Menaxhimit dhe Buxhetit në një memorandum udhëzues të parë nga Reuters.

Ndalimi, i urdhëruar nga Kongresi në fund të vitit të kaluar, pason veprime të ngjashme nga Kanadaja, BE-ja, Tajvani dhe më shumë se gjysma e shteteve të SHBA-së.

Ndalimi i pajisjes – ndonëse ndikon në një pjesë të vogël të bazës së përdoruesve të TikTok në SHBA , shton më shumë karburant në thirrjet për një ndalim të plotë të aplikacionit të ndarjes së videove. Shqetësimet për sigurinë kombëtare për Kinën u rritën javët e fundit pasi një tullumbace kineze lëvizi mbi SHBA.

TikTok në pronësi të ByteDance ka thënë se shqetësimet janë nxitur nga dezinformatat dhe ka mohuar përdorimin e aplikacionit për të spiunuar amerikanët. Veprimi nuk prek më shumë se 100 milionë amerikanë që përdorin TikTok në pajisje private ose në pronësi të kompanisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco