I mbijetoi tërmetit, por jo sistemit, babai i 3 fëmijëve figuron i vdekur në vend të të vëllait

I mbijetoi tërmetit, por jo sistemit, babai i 3 fëmijëve figuron i vdekur në vend të të vëllait

15:55, 28/02/2023
A+ Aa A-

Përtej shkatërrimit dhe numrit të lartë të viktimave si pasojë e tërmeteve të fillim-shkurtit të këtij viti në Turqi, kaosi ka qenë aq i madh, saqë edhe gabimet që kanë pasur, kanë qenë gjithashtu të mëdha, ku edhe njerëz të gjallë janë futur mes të vdekurve.

I tillë është rasti i Shahin Ekşici, baba i 3 fëmijëve, i cili është zhvendosur disa ditë më parë në Mersin nga Hatay, e që figuron i vdekur në regjistrat shtetërorë, në vend të të vëllait.

Këtë fakt ai e ka mësuar teksa është përpjekur të futet në llogarinë e tij bankare, në sistemin e qeverisjes elektronike, ku është njohur me faktin se ky veprim nuk mund të kryhet. Kur ka shkuar në bankë për të verifikuar se përse i ndodh kjo gjë, atij i kanë thënë që ka vdekur.

Shahin ka humbur nga tërmeti jo vetëm të vëllanë, por edhe 49 të afërm të tjerë, ndërsa ai vetë së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët, kanë arritur të largohen në kohë nga godina që po shembej kur ra tërmeti.

Ai ka kërkuar që organet përgjegjëse të ndërhyjnë për të korrigjuar këtë gabim, pasi sipas tij, ka qenë e pamundur të hyjë në të gjithë llojet e shërbimeve online, e jo vetëm.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco