Facebook u përdor nga pro-rusët për të 'destabilizuar' qeverinë e Moldavisë

Facebook u përdor nga pro-rusët për të 'destabilizuar' qeverinë e Moldavisë

11:32, 28/02/2023
A+ Aa A-

Facebook është sërish nën kritika për lejimin e një oligarku pro-rus të shfaqë reklama me pagesë në platformën e tij -- edhe pasi ai ishte sanksionuar -- me qëllim që të destabilizonte qeverinë e Moldavisë.

Ilan Shor, një politikan opozitar është futur në listën e sanksioneve të qeverisë amerikane për përpjekjen e tij për të sabotuar Moldavinë në emër të Rusisë në tetor 2022.

Aktualisht ai jeton në mërgim në Izrael; është i implikuar në një vjedhje prej 1 miliard dollarësh nga bankat moldave në 2014.

Në reklamat e tij me pagesë në Facebook, Ilan Shor shpesh përpiqet të grumbullojë mbështetje për protestat antiqeveritare dhe duke akuzuar Maia Sandu, Presidenten pro-perëndimore të Moldavisë për korrupsion.

"Qëllimi i këtij fushate përfshin denigrimin e Bashkimit Evropian, planet e integrimit evropian të Moldavisë dhe zvogëlimin e rolit të kësaj lufte të nisur nga Putini në krizën ekonomike dhe sociale në Moldavi," shpjegoi Valeriu Pasa, presidenti i “Watchdog Moldavia”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco