Nuk donte të luftonte në Ukrainë, i rekrutuari rus bën vetëvrasje

Nuk donte të luftonte në Ukrainë, i rekrutuari rus bën vetëvrasje

18:11, 17/02/2023
A+ Aa A-

Një i rekrutuar në rajonin e Moskës, Rusi, kreu vetëvrasje pasi nuk donte të luftonte në Ukrainë.

Siç raporton mediumi Nexta, i rekrutuari la një shënim para se të kryente vetëvrasje.

Ai tha se komanda donte ta dërgonte në Ukrainë, ushtari madje i kërkoi komandantit të tij që të mos e dërgonte në luftë, pas së cilës ata filluan ta tallnin.

Ndryshe, më 24 shkurt bëhet 1 vit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky e ka përjashtuar mundësinë e heqjes dorë nga ndonjë territor i vendit të tij në një marrëveshje të mundshme paqeje me Rusinë.

Ai paralajmëroi se dhënia e territorit do të thotë se Rusia mund të “vazhdojë të kthehet”, derisa armët perëndimore do të afrojnë paqen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco