Franca dërgon tanket e para në Ukrainë

Franca dërgon tanket e para në Ukrainë

17:30, 17/02/2023
A+ Aa A-

Franca ka nisur në Ukrainë dërgesën e parë me automjete luftarake.

Ministri i forcave të armatosura të Francës, Sébastien Lecornu bëri të ditur muajin e kaluar se pritej që në Ukrainë të dërgoheshin tanke të lehta AMX-10RC “brenda dy muajsh”.

Po ashtu, autoritetet e vendit bënë të ditur se tanket janë gati për t’u përdorur pasi trupat ukrainase janë trajnuar paraprakisht.

Lajmi vjen në një kohë kur disa vende të tjera të NATO-s janë zotuar që të dërgojnë tanke në Ukrainë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco