Bolsonaro: Jam gati të kthehem në Brazil të luftoj 'beteja' të reja kundër Lulës

Bolsonaro: Jam gati të kthehem në Brazil të luftoj 'beteja' të reja kundër Lulës

17:05, 17/02/2023
A+ Aa A-

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ndodhet në Florida të SHBA-së prej dhjetorit të kaluar. Për shkak të zhvillimeve, si dhe klimës politike që ka mbizotëruar muajt e fundit në Brazil, shumë e paraqesin qëndrimin afatgjatë të Bolsonaros jashtë kufijve si “vetë-ekzilim”.

Kujtohet se Bolsonaro u mund nga Luiz Inacio Lula da Silva në zgjedhjet e tetorit të kaluar, duke humbur kështu presidencën e vendit. Megjithatë, shumë nga ndjekësit e tij reaguan duke folur për mashtrime zgjedhore, për parregullsi, për një rezultat “të vjedhur”.

Duke përshkallëzuar reagimet e tyre ndaj sulmit ndaj Kapitolit nga mbështetësit e Donald Trump në janar 2020, shumë mbështetës të Bolsonaros rrethuan, më 8 janar 2023, Pallatin Presidencial, Gjykatën e Lartë dhe ndërtesën e Kongresit në Brasilia, duke kërkuar të anulonin zgjedhjen e Lulës në presidencë.

Bolsonaro, kur ndodhën incidentet, ndodhej në Florida. Mirëpo, edhe pse larg vatrave të tensionit, ai është akuzuar për nxitje të tentativës për grusht shteti dhe për shkak të këtyre akuzave, tashmë rrezikon të dalë para drejtësisë kur të kthehet në vendlindje. Në këtë kontekst zhvillimesh, shumë supozuan se Bolsonaro do të qëndronte në SHBA për disa muaj.

Megjithatë, ai i tha Wall Street Journal se planifikon të kthehet në Brazil në mars për të udhëhequr opozitën dhe për të mbrojtur veten kundër akuzave se ai shkaktoi sulmet nga protestuesit në ndërtesat qeveritare më 8 janar.

Ai humbi ndaj Lulës, për më pak se 2 pikë përqindje diferencë (50.9% për Lulën, 49.1% për Bolsonaron).

Megjithatë, rikthimi i tij i mundshëm në vend mund të konsiderohet një lëvizje e rrezikshme për të, siç vëren në analizën e saj faqja e internetit Gzero. Gjykata e Lartë e Brazilit tashmë po heton rolin e Bolsonaros në trazirat e 8 janarit.

Situata sigurisht që mbart rreziqe edhe për vetë Lulën. Një burgim i mundshëm i Bolsonaros ose një vendim për ta përjashtuar atë nga politika mund të kthehet kundër Lulës.

Këtë e di mirë edhe vetë Lula, pasi u burgos në vitin 2018 si i përfshirë në çështje korrupsioni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco