Viktimat nga tërmeti në Turqi, vdiqën të paktën 73 shqiptarë

Viktimat nga tërmeti në Turqi, vdiqën të paktën 73 shqiptarë

11:30, 14/02/2023
A+ Aa A-

Të paktën 70 shqiptarë kanë vdekur si pasojë e tërmetit katastrofik në Kahramanmaras të Turqisë, ndërkaq tre të tjerë në Hatay, ka bërë të ditur kryetari i shoqatës së Kulturës dhe Solidaritetit të Shqiptarëve, Evren Kaya për mediat në Kosovë.

Kaya ka kritikuar Ambasadën e Kosovës në Turqi, duke thënë se nuk po u ndihmon familjeve të prekura nga tërmeti. Evren Kaya ka treguar se janë duke marrë ndihma prej disa vendeve për të ndihmuar shqiptarët në Turqi.

“Tani në Kahramanmaras 70 persona kanë vdekur. Edhe në Hatay, tre shqiptarë na kanë vdekur. Aty i kam pa në Facebook edhe çfarë kam dëgjuar po ju tregoj… Tani për ushqim nuk është problem, por për t’u ngrohur se ftohtë është shumë. Stufat po i dërgon shteti nga mundet, disa që nuk po munden me u lajmërua po edhe ne sa po mundemi po u ndihmojmë”, ka thënë ai për KosovaPress.

Ai ka treguar se shumë nga shqiptarët që jetojnë në këto vende të prekura nga tërmeti kanë frikë të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Ambasada nuk na ka kërkuar. Telefon nuk na ka bërë nga Kosova. Ambasadori nuk më ka kërkuar, vetëm Avni Spahiu, Bekim Sejdiu, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe krejt ata që janë kryetarë”, është shprehur ai.

Më tej, Kaya ka thënë se deri më tani vetëm një familje shqiptare është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat.

“Vetëm një person me familje ka shpëtuar prej ndërtesës, duke dalë gjallë, me katër persona ka dalë… Ai është në një  fshat për momentin dhe po qan se i ka vdekur fqinji”, përfundon ai.

Nga tërmeti prej 7,8 ballësh në Turqi deri më tani kanë humbur jetën mbi 37 mijë persona.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco