Hetimet e Kongresit amerikan: Fletëthirrje për ministrin dhe shefin e FBI

Hetimet e Kongresit amerikan: Fletëthirrje për ministrin dhe shefin e FBI

17:49, 10/02/2023
A+ Aa A-

Ka nisur punimet komisioni i posaçëm i Kongresit amerikan që do të hetojë përdorimin e agjencive federale në SHBA si armë politike.

Seanca e parë u zhvillua të enjten dhe kreu i këtij komisioni, ligjvënësi republikan Jim Jordan tha se do të hetohet puna e agjencive qeveritare FBI, CIA, IRS, ATF, etj.

Jordan ka deklaruar më herët se pjesë e hetimit të këtij komisioni do të jetë edhe skandali i agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal.

Ndërkohë, Jim Jordan ka dërguar fletëthirrje për t’u paraqitur në komision për Ministrin e Drejtësisë, Merrick Garland dhe për drejtorin e FBI-së, Christopher Ëray.

Po ashtu thirrja është dërguar edhe për Ministrin e Arsimit, Miguel Cardona.

Jordan ka kërkuar nga FBI që të dorëzojë çdo dokument dhe komunikim lidhur me keqpërdorimin e burimeve federale.

Por kreu i Departamentit të Drejtësisë dhe drejtori i FBI-së kanë reaguar ndaj fletëthirrjeve, duke thënë se ato janë të parakohshme.

Zyra e Jordan tha për Fox News se kjo përgjigje është krejtësisht e pamjaftueshme dhe injoron kërkesat që janë bërë gjatë dy viteve të fundit nga Kongresi.

“Ne presim që ata të japin pëlqimin e tyre për këto fletëthirrje,” tha një zëdhënës i Jordan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco