Kishte shumë gra, arrestohet australiani

Kishte shumë gra, arrestohet australiani

16:19, 10/02/2023
A+ Aa A-

Një burrë është arrestuar në Perth të Australisë nën akuzën se kishte shumë gra, ose siç njihet ndryshe për bigami.

48-vjeçari akuzohet se ishte ndarë, por jo divorcuar nga gruaja e tij e parë në momentin kur u martua me një tjetër në korrik të vitit 2020. Ai dyshohet se ka gënjyer dhe bashkëshorten e tij të dytë duke mos i treguar për martesën e mëparshme, për të cilën i kishte thënë se nuk ishte i celebruar zyrtarisht.

Ai gati ishte të martohej me një grua të tretë vitin e kaluar pasi u nda dhe nga gruaja e dytë.

Policia Federale në Australi nisi hetimet për burrin pasi gruaja e parë që jetonte në lindje, kontaktoi në rrjetet sociale me gruan e dytë dhe i tregoi për dokumentet e martesës.

Ata pretendojnë se martesa e dytë konsiderohet e pavlefshme në Australi, pasi burri ishte ende i celebruar zyrtarisht me gruan e parë.

Burri tashmë do të duhet të përballet me akuzën e deklarimit të rremë në dokumentet zyrtare për martesën e dytë dhe të tretë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco