Zelensky: Situata në vijat e frontit lindor po bëhet e vështirë

Zelensky: Situata në vijat e frontit lindor po bëhet e vështirë

17:09, 05/02/2023
A+ Aa A-

Situata në vijat e frontit lindor të Ukrainës po bëhet e vështirë, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Trupat ukrainase po përballen me një situatë shumë të vështirë në tre qytete shumë të kontestuara në Donetsk, Bakhmut, Vuhledar dhe Lyman,  tha Zelensky.

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se ushtarët ukrainas po izolohen në Bakhmut ku po zhvillohen luftime.

Kjo vjen pasi ministri i mbrojtjes i Ukrainës përsëriti pikëpamjen se një ofensivë e re ruse pritet këtë muaj.

Në një konferencë shtypi, Oleksiy Reznikov tha se jo të gjitha armatimet perëndimore do të kenë mbërritur deri atëherë, por Ukraina kishte rezerva për të përballuar forcat ruse.

Reznikov tha se ai pret që ofensiva e parashikuar ruse të ketë prioritet marrjen e të gjithë rajonit lindor të Donbasit dhe të krijojë një korridor tokësor përgjatë zonave që pushton duke nisur ofensivën në jug dhe lindje të Ukrainës.

Ministri i Mbrojtjes konfirmoi gjithashtu se trupat do të fillojnë stërvitjen nga e hëna për tanket Leopard të prodhimit gjerman.

Reznikov tha gjithashtu se Ukraina kishte negociuar furnizimin e raketave të reja me rreze të gjatë veprimi 150 kilometra dhe u zotua të mos i përdorë ato kundër territorit rus, vetëm kundër njësive ruse në zonat e pushtuara të Ukrainës. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco