Zyrtari rus me pushime në Meksikë, do të shkojë në luftë si ndëshkim

Zyrtari rus me pushime në Meksikë, do të shkojë në luftë si ndëshkim

20:30, 01/02/2023
A+ Aa A-

Nga plazhi i Karaibeve në frontin e luftës si ndëshkim. Është kjo zgjedhja e Maxim Vasilyev, një zyrtar rajonal rus, i cili u përfshi nga polemika për postimin e fotografive nga pushimet e tij të Vitit të Ri nga Meksiaë, ndërkohë që lufta në Ukrainë vazhdon.

Një lajm i tillë raportohet nga Ria Novosti, ku Vasilyev do të korrigjojë gabimin duke shkuar si vullnetar “në zonën e operacionit special” .

Megjithatë, zyrtari rajonal saktësoi për mediat vendase se nuk do të ketë “armë në dorë”, duke shtuar se udhëtimi ishte planifikuar që në vitin 2022.

Polemikat për fotografitë e pushimeve të tij, së bashku me ato të një deputeti tjetër rajonal në Dubai, kanë bërë që guvernatorët dhe autoritetet e tjera të dekurajojnë udhëtimet jashtë vendit nga zyrtarët e zgjedhur.  

Shumë përdorues rusë të internetit kishin kërkuar dorëheqjen e Vasilyev si deputet i asamblesë së rajonit të Kurskut, pasi ai kishte publikuar fotografitë e tij në plazh, me një këmishë me lule, përballë një tavoline të mbushur me pije dhe ushqime.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco