Azerbajxhani paralajmëron qytetarët e vet të mos shkojnë në Iran

Azerbajxhani paralajmëron qytetarët e vet të mos shkojnë në Iran

12:52, 31/01/2023
A+ Aa A-

Ministria e Punëve të Jashtme e Azerbajxhanit paralajmëroi qytetarët e saj që të mos shkojnë në Iran, transmeton Anadolu Agency, transmeton Klan Kosova. Në deklaratën e bërë nga Ministria, është kujtuar sulmi terrorist në Ambasadën e Azerbajxhanit në Teheran, dhe rekomandohet që qytetarët e Azerbajxhanit të mos e vizitojnë Iranin nëse nuk është e nevojshme dhe ata që e vizitojnë duhet të kenë shumë kujdes.

Në deklaratë, e cila këshillon qytetarët e Azerbajxhanit në Iran të respektojnë rregullat e sigurisë, theksohet se qytetarët mund të kontaktojnë Konsullatën e Përgjithshme të Azerbajxhanit në Tabriz nëse është e nevojshme.

Në sulmin e armatosur në Ambasadën e Azerbajxhanit në Teheran në mëngjesin e 27 janariu vt ra shefi i sigurisë së Ambasadës dhe dy roje u plagosën. Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, e përshkroi sulmin si një akt terrorist.

Pas sulmit, aktiviteti i Ambasadës së Azerbajxhanit në Teheran u pezullua dhe i gjithë personeli dhe familjet e tyre u kthyen në Baku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco