Një tjetër sfidë e çuditshme po përhapet në 'TikTok' për fëmijët, rreziku: një karamele

Një tjetër sfidë e çuditshme po përhapet në 'TikTok' për fëmijët, rreziku: një karamele

21:01, 20/01/2023
A+ Aa A-

Më shumë se 25 fëmijë janë lënduar në Indonezi pasi morën pjesë në një trend të TikTok, në të cilin u filmuan duke ngrënë një ‘meze’ të lehtë në rrugë të njohur si “Fryma e Dragoit”.

Qeveria ka paralajmëruar për rreziqet e përdorimit të azotit të lëngshëm në ushqimet e gatshme dhe bëri thirrje për vigjilencë më të madhe pasi fëmijët pësuan djegie në stomak dhe helmim nga ushqimi nga ngrënia e “chiki ngebul” ose “chikibulis”, karamele të veshura me një mjegull me azot të lëngshëm.

“Azoti i lëngshëm bën që rostiçeri të duket sikur është duke pirë duhan kur konsumohet, por nëse konsumohet përpara se azoti i lëngshëm të avullojë, ekziston mundësia për djegie dhe perforim të zorrëve, dhe në rastet më të rënda, mund të dërgojë në vdekje”, tha Dicky Budiman, një mjek indonezian dhe studiues global i sigurisë shëndetësore në Universitetin Griffith.

Kreu i Ministrisë së Shëndetësisë të vendit, Maxi Rein Rondonuwu, paralajmëroi se rreziqet e mundshme përfshijnë gjithashtu djegiet e lëkurës dhe vështirësitë në frymëmarrje, raporton theguardian.

Edhe pse ende nuk ka raportime për vdekje, ministria raportoi se mbi 25 fëmijë u plagosën në sfidën e fundit dhe dy u mbajtën në spital.

Shkollat gjithashtu u informuan dhe u kërkua të bisedojnë me fëmijët për pasojat e këtij trendi të rrezikshëm TikTok. 

@alexandertheingrate Dragon Breath #dragonbreath #rotterdam #eurotrip2022 ♬ 1D Night Changes - Anikii

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco